Kur vjen puna tek perfaqesia e vendit tone nepermjet sportit, jemi mesuar te shohim vetem sportet masive si basketbolli apo futbolli. Emocione te njejta kane edhe perfaqesite e sporteve jo aq masive ne Shqiperi sic eshte Rugby (regbi-ja), aq me teper kur qellimi i tyre i sheben komunitetit. Ne nje kohe rekord ky sport ka hyre ne Shqiperi, eshte zhvilluar dhe kohet e fundit po na perfaqeson ne rang rajoni ne Superligen Ballkanike te Rugby. Klubi i Regbise Tirana do te luaje kete sezon per here te pare ne edicionin e dyte te Liges Ballkanike.

Ne kete sezon perkrah Tiranes do te debutojne edhe klube nga Mali i Zi e Greqia, sebashku me klubet e tjera nga Serbia, Bullgaria,   Turqia dhe Bosnje Herzegovina.  Klubi i Regbise Tirana do te luajne ne fazen e grupeve kunder Attica Rhinos te Greqise dhe Radnicki Nic te Serbise.  Dita e neserme do te jete dita e pare e ndeshjeve te ketij sezoni. Ekipi i Tiranes do te debutoje me 14 Prill 2018 ne Serbi, dhe do te prese ekipin grek me 5 Maj ne Tirane.

Fotot dhe informacioni nga: Albanian Rugby League dhe Balkan Super League.