Se fundmi Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka organizuar eventin “10 sportistët të më mirë të vitit 2017” ne bashkepunim me mediat dhe Federatat perkatese, per te vleresuar rezultatet e larta te sportisteve Shqiptare. KOKSH eshte kujdesur qe te perzgjedhe te miret e me te mireve dhe te krijoje nje larmi disiplinash e sportesh. Fituesit jane:

Izmir Smajlaj (Atletikë),

Luiza Gega (Atletikë),

Jon Vrenozi (Judo),

Eriglent Prizreni (Mundje),

Elord Gjana (Taekwondo),

Nikol Merizaj (Not),

Endrit Hysenagolli ( Basketboll),

Erblira Bici (Volejboll),

Krenar Zeneli (Boks),

Liridona Rexha ( Ping Pong),

ndërsa volejbollisti Gazmend Husaj mori cmimin “Fair Play”.

Në këtë event morën pjesë Ambasadori i Japonisë Z. Makoto Ito si perfaqesues i frymes Olimpike te Lojerave Tokyo 2020, Zv. Ministrat e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Z. Konstandin Shkurti dhe z.Shpati Kolgega, deputetI Fidel Ylli dhe Eduard Shalsi President i Federatës Shqiptare të Shahut, Këshilltari i Presidentit të Republikës z. Leonard Tase, Nën-Kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Abaz Hado, Presidenti i KOKSH z. Viron Bezhani dhe Zv. Presidenti z. Vojo Malo, por edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, Presidentët dhe Sekretarët e Federatave Sportive si dhe figura të tjera të sportit shqiptar apo përfaqësues të Klubeve.

Informacioni dhe foto – KOKSH

Per nje galeri fotosh nga KOKSH klikoni ketu.