Ka pefunduar slalomi gjigand per meshkuj, gare ne te cilen konkurroi edhe sportisti perfaqesues i Shqiperise Erjon Tola. Kjo gare, e cila ben pjese ne disiplinen e Skive Alpine, mblodhi ne konkurrim 110 sportiste nga e gjithe bota, dhe u zhvillua ne dy raunde. Tola arriti ti perfundoje te dyja raundet nderkohe qe 25 sportiste nuk arriten te perfundonin raundin e pare dhe 10 deshtuan ne te dytin.
Tola u rendit ne vendin e 54/85 ne raundin e pare dhe i 47 nga 110 ne renditjen e pergjithshme. Ky ishte rezultat shume i kenaqshem duke marre parasysh konkurrencen shume te forte dhe pjesemarrjen e larte. Ne vijim ne daten 22 Shkurt Erjoni pritet te konkurroje ne Slalomin e meshkujve, duke mbyllur keshu konkurrimin nen flamurin kuq e zi.
Bashke me Erjonin ne kete gare konkurroi edhe Albin Tahiri perfaqesuesi i vetem i Kosoves ne PyeongChang 2018. Edhe ky i fundit arriti te perfundonte te dyja garat duke u renditur ne vendin 56 nga 110 ne renditjen perfundimtare.
Informacioni: Web-i zyrtar i Olimpikut Dimeror
Fotot: KOKSH – Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar