Gjate muajit dhjetor 2017 Panorama Sport, nepermjet portalit informativ te saj ka kryer nje sondazh mbi sportistet me te mire shqipetare te vitit. Te perzgjedhurit ishin sportiste nga disiplina te shumta dhe mbi 7 mije lexues votuan te preferuarin e tyre. Ne perfundim te ketij rezultati, numri nje i arenes sportive rezultoi basketbollisti i Tiranes Endrit Hysenagolli. E dyta, edhe pse me medalje ari, me nje diference te vogel ne perqindje, doli kampionia e botes ne peshengritje Romela Begaj. Portieri i Kombetares Shqipetare dhe i Lazios, Thomas Strakosha u rendit i treti nga sportdashesit shqipetare.

Hysenagolli nuk shijon per here te pare titullin si sportisti me i mire. Ne disiplinen ku ai performon shpesh eshte i pari per nga profesionizmi, ne renditje jo vetem vendase, por edhe rajonale. Gjate sezonit te Liges Ballkanike 2016-2017 nuk ka zbritur nga dhjeteshja me e mire e lojetareve, e nderkohe mban vendin e pare nga lojtaret me eficente per kete sezon. Gjithashtu eshte i dyti lojtar me mesataren me te mire ne Lige.