Qe nga krijimi i portalit piketa.al, misioni yne ka qene informimi ne kohe reale i publikut sportdashes me zhvillimet e fundit sportive. Pra te sherbejme si nje “pikete” e informacionit sportiv, direkt nga sallat sportive. Duke bere kete ruajme cdo te drejte te materialeve tona, apo materialeve te tjera duke cituar burimet.

Ndryshe ka ndodhur sot ne mengjes ku disa nga materialet e piketes jane publikuar pa citim, ne shtypin sportiv te dites. Shpesh mediat dhe gazetaret anashkalojne ndeshje te caktuara, derisa ndodh dicka qe do te rriste shikimet. Me poshte piketa ju paraqet prova te artikujve te nxjerra ne kohe reale, fill pas ndeshjeve dhe gazetes e cila jo vetem ka marre foton, por edhe ka prere edhe watermark-un (shenjuesin) e piketes ne foto. Nderkohe ne ndeshje, pervec policeve mungonte edhe media.

Njesoj, nje skenar i ngjashem ka ndodhur me nje subjekt tjeter, por kesaj rradhe ne nje ndeshje me dhjetera aparate filmimi profesionale dhe qindra aparate celulare qe bejne foto. Foto live nga ndeshja Tirana-Teuta jane perdorur njesoj, pa citim. Per me shume piketa ju sjell provat e postimit te fotove, dhe faqet e gazetes.

Per vertetime me te shumta nje inxhinier elektronik mund te vertetoje fare thjesht kohen e shkrepjve dhe aparatin nga i cili jane shkrepur, por publiku mund t’a vertejtoje vet me se miri duke vizituar piketa.al ne Facebook, ose vete portalin piketa.al. E drejta e autorit ruan materialet, por eshte mire qe te citohen burimet ne raste te tilla. Kjo ruan etiken mediatike, por edhe vlerat e sportit, mision i cili na bashkon.

Artikullin origjinal mund ta gjeni ne duke klikuar ketu.

Per me shume vizitoni faqen tone te Facebook: piketa.al