Pas dy javesh pushim te Liges Ballkanike, Tirana do te mireprese sot ne sallen olimpike “Feti Borova”, skuadren me me rendiment te Liges, BC Rilski. Keta te fundit mbajne vendin e dyte ne renditje dhe synojne te parin kete rikthim.
Tirana vjen nga dy fitore te njepasnjeshme te cilat ishin shpresedhenese pas dy humbjeve te para. Ekipi duket pozitiv dhe gati per sfiden e sotme. Miqte nga ana tjeter jo vetem ne Lige po korrinĀ suksese te njepasnjeshme, por edhe ne kampionatin vendas zene vendin e pare dhe sapo kane dale nga nje fitore e ngushte ne Supeligen vendase. Trajneri Barchovski eshte nje njohes shume i mire i Liges dhe ka arritur dy here finalen e saj. Se fundmi ai eshte shprehur se edhe kete vit i ka syte tek finalja, dhe me shume siguri edhe tek fitorja.
Ndeshja do te luhet sot ne oren 18:30 ne sallen olimpike “Feti Borva”, dhe do te jete ndeshja e parafundit e taneve ne shtepi per kete vit. Javen qe vjen, me date 12 Dhjetor, bardhe e blujne do te udhetojne drejt Maqedonise per tu perballur me vendasit e Rozajes, ndersha data 20 Dhjetor ka rezervuar sfiden e kthimit me Blokotehna-t e Maqedonise ne Tirane.
Informacionet dhe fotot nga faqja zyrtare e Liges Ballkanike.