Kjo fundjave qe planifikuar te ishte e ngjeshur me aktivitete sportive ne te gjithe vendin, por ndryshmet dhe ashpersimi i motit bene qe Federatat te pezullojne shumicen e aktiviteteve.
Federata e Volejbollit kishte rezervuar nisjen e Kupes se Shqiperise me diten e pare dhe te dyte te lojerave, sipas kategorive. Me ane te nje njoftimi nepermejt Facebook, FSHV ka lajmeruar mengjesin e sotem pezullimin e aktivitetit deri ne nje njoftim te dyte.
Federata e Basketbollit ka lajmeruar nepermjet nje njoftimi per shtyp pezullimin e aktiviteteve, te javes se shtate te Kampionatit Kombetar. Arsyeja eshte: si pasoje e shirave, shume nga akset rrugore jane te bllokuara dhe kjo do te bente te veshtire levizjen e klubeve ne vendet e aktivitetit, ne mos te pamundur. Edhe FSHB nuk ka dhene afat per kete shtyrje.
Federata e Futbollit nga ana tjeter ka njoftuar ne websit-in zyretar se ndeshjet e planifikuara per kategorine e Superliges, java 13 do te luhen sipas kalendarit. Perjashtim ben vetem ndeshja Luftetari-Flamurtari e cila eshte spostuar ne daten 4 Dhjetor. Federata argumenton se klubet i plotesojne kushtet per zhvillim te rregullt te ketyre ndeshjeve dhe e kane konfirmuar kete.