Eshte luajtur sot ndeshja e perfolur e Superliges se Basketbollit mes Tiranes dhe Vllaznise. Dy klubet njhen per rivalitetin dhe zhurmen qe ndjek cdo perballje e tyre, por sot qe ndryshe. Si pasoje e denimit te Tiranes, pas derbit (Tirana- Partizani) te javes se trete te Kampionatit te Basketbollit, ndeshja e sotme u luajt pa tifoze. 

Tirana ka luajtur ndeshjen e trete kete jave, pas dy perballjesh shume intensive te Liges Ballkanike, ne shtepi. Pas dy fitoresh te ngushta, kjo e treta erdhi me vonese, me kthese rezultati ne perioden e katert. Vllaznia dominoi ngushte 3 periodat e para, derisa Tirana i’u dorezua lojetareve berthame si per te mbaruar detyren shpejt ne perioden e katert. Doukas aktivizoi nje pjese te mire te ekipit dhe tregoi pergatitje te mire skematike, edhe pse feedback-u nga lojetaret nuk qe shume i qarte. Vllaznia nga ana tjeter luajti qete, por caloi ne mbrojte, gje qe ndihmoi Tiranen te fitonte. Ndeshja u mbyll me rezultat 94-83, i cili u kthye ne favor te kryeqytetasve vetem ne minutat e fundit.

Foto nga ndeshja:

Perioden e dyte dhe te katert mund te ndiqni ne faqen zyrtare te Facebook piketa.al, te transmetuar live. Ndeshjen e plote mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar Piketa Albania ne Youtube, pas disa ditesh.