Eshte luajtur sot ne sallen sportive Farie Hoti ne Tirane ndeshja e te rejave te volejbollit Tirana – Vllaznia. Kjo sfide ka perfunduar me fitoren e Vllaznise 0-3 pas nje loje te ngushte dhe emocionuese.
Vllaznia ishte e perqendrar ne rrjete dhe tregoi profesionalizem ne menaxhimin e topit. Tirana gjithashtu ishte teknike, por e penalizuan gabime ne pasime dhe sulm. Seti i trete ishte dhe me emocionues sepse u duk sikur Tirana do te kthente rezultatin, por shkodranet u mobilizuan shpejt derisa barazuan ne 23-23 dhe per pak sekonda shenuan dy piket e fundit. Kjo fitore ishte shume e deshiruar per Vllaznine, gje qe u pa edhe nga entuziazmi i vajzave. Ndeshja e sotme ishte e nivelit te profesionisteve, dhe te dyja skuadrat treguan seriozitet ne rrjete.
Ndeshjen e gjeni live ne llogarine e Facebook, piketa.al dhe ne permbledhjen javore te volejbollit shqipetar ne Youtube ne kanalin Piketa Albania.
Foto nga ndeshja: