U zhvillua paraditen e sotme, gjysmemaratona e Tiranes, eventi me i madh sportiv, gjitheperfshires i vendit. Kjo maratone u realizua pergjate Bulevardit te Tiranes duke zene akset kryesore rrugore, dhe u nda ne tre kategori: Gjysmemaratona (21, 0975 km), 10k (10km) – per te gjithe pjesemarresit nen moshen 18 vjeç dhe WeToo, kategoria per personat me aftesi te kufizuara, te cilet treguan nje vendosmeri te madhe dhe shipirt te vertete atleti.
Kjo gjysmemaratone vjen per here te dyte ne Tirane, dhe kete here ne ndyshim nga viti i kaluar ajo eshte e certifikuar dhe e njohur nga “Association of International Marathon and Distance Race” (Shoqata Nderkombetare e Maratonave dhe Garimit) dhe “International Association of Athletics Federation” (Shoqata Nderkombetare e Federatave te Atletikes). Bashkia e Tiranes, pergjegjese per organizimin e ketij eventi, premton rikthimin e tij vitin qe vjen me date 7 Tetor. Numri i pjesemarresve ne kete gjysmemaratone arriti 2525 nga 29 shtete. Vetem 21 prej tyre do te arrinin te fitonin cmimet e percaktuara.
Fituesve te cdo kategorie, organizatoret dhe partneret i kishin rezervuar nje cmim monetar simbolik i cili pritet te rrise interesin dhe pjesemarrjen ne evente te tilla. Cmimet perkatesisht per vendin e pare, te dyte e te trete per cdo kategori ishin: Gjysmemaratona – 2500€/1500€/1000€ (meshkuj/femra), 10K – 750€/600€/400€ (meshkuj/femra) dhe WeToo – 1000€/750€/500€.
Pozitiviteti dhe mesazhet per nje jete aktive e te shendetshme ndoqi cdo hap te eventit, dhe kjo ishte arritja me e madhe e kesaj dite. Me poshte piketa ju permbledh 10 vendet e para per cdo kategori, bashke me kohen perkatese te garimit.
Foto dhe informacioni nga maratonaetiranes.al