Eshte rezervuar mbremjen e sotme ndeshja e fundit kualifikuese, per Boterorin 2018, e Kombetares se futbollit. Sot kuq e zinje do te mirepresin Italine ne stadiumiin “Loro Borici” ne Shkoder. Italia, nje skuader elite, e cila numeron 4 Kupa si kampione e botes ne futboll, nuk na le shume per te shpresuar, por nje gje eshte e sigurt kete ndeshje: emocioni. Do te mundet strategjia e Misterit te dhuroje nje loje pozitive per ne?
Shqiperia sapo ka dale nga nje humbje e thelle me nje here fituesen e Kupes se Botes, Spanjen. Rezultati shkoi 3-0 sa hap e mbyll syte qe ne pjesen e pare, pas golave te njepanjeshem te Rodrigo 14′, Isco 23′ dhe Alcantara 26′. Pjesen e dyte tanet e menaxhuan me mire lojen, pa shenuar, por te pakten duke mos e lene rezultatin te thellohet. Spanja mban vendin e pare ne Grupin G ne renditje, me asnje humbje dhe nje barazim me Italine. Nderkohe kundershtaret e sotem mbajne vendin e dyte ne renditje, te ndjekur nga kuq e zinjte, por me statistika shume me te diskutueshme.
Mbremja e sotme shenon mbylljen e konkurrimit per grupin G, ku ben pjese edhe Shqiperia. Ne te njejten kohe luhen edhe ndeshjet Spanje-Izrael e Maqedoni-Litejnshejn. Pas mbremjes se sotme renditja e grupit do te ristrukturohet, por le te shpresojme qe tanet te ruajne vendin e trete, pas Spanjes e Italise. Me poshte piketa ju sjell gjendjen aktuale te tabeles se renditjes dhe kalendarin e plote te ndeshjeve ne kete faze grupi.

