Kete fundjave eshte realizuar ndoshta aktiviteti me i bukur sportiv ne vend, organizuar nga Special Olympics Albania. Ne mjediset e Pazarit te ri ne Tirane, jane dhene mesazhe te forta sportive bashkepunimi. Ne fokus te aktivitetit kane qene femijet. Me perfundimin e javes Europiane te Sportit femijet e qendrave “Down Syndrome Albania”, “Jonathan Center” dhe “Qendra Sportive Smart” jane bashkuar dhe kane zhvilluar nje sere aktivitetesh sportive ne unitet. Qellimi i ketij organizimi ishte bashkepunimi nepermjet sportit dhe krijimi i skuadrave pa dallime ndermjet femijeve, qellim i cili u permbush me se miri nga vete ata. Perpos bashkepunimit, theksi u vu edhe ne rendesine e aktivitetit fizik dhe ushqyerjes se shendetshme ne moshat e reja.
Ky aktivitet pati mbeshtetje dhe vemendje te madhe nga Bashkia Tirane, Rrjeti i Informimit te BE-se Tirane, Qendra Sportive Smart dhe New Irish. Me poshte disa momente nga aktiviteti.

Per me shume mbi misionin dhe qellimin e eventit si dhe aktivitetet ne mbeshtetje te femijeve me nevoja te vecanta, ndiqni Special Olympics Albania ne: https://www.facebook.com/SpecialOlympicsAlbania/