Ka perfunduar me sukses klinika sportive e organizuar nga FSHB, ku lektor i ftuar ka qene trajneri i Kombetares Shqipetare te Basketbollit Antonis Constantinities. Se bashku me trajnerin, ne leksione e praktike ka asistuar Andrea Rumani, dhe Juel Jarani si organizator, anetar kryesie ne FSHB. Kjo klinike ka qene organizimi i rradhes drejt certifikimit te trajnereve te basketbollit, sipas moshave dhe pervojes.

Klinika ka qene e organizuar ne dy seanca, teorike dhe praktike, ne menyre qe te merret sa me sakte dhe vizualisht informacioni. Jane trajtuar teknikat e scouting dhe spacing ne menyre qe trajneret te njohin kundershtaret dhe te mesojne te organizojne lojen ne menyre eficente dhe sipas teknikave me te mira.

Ne perfundim ne nje interviste te shkurter me piketen, Constantinities diskuton mbi kliniken dhe trajneret e rinj, bashke me qellimet e vizionin me Kombetaren.