Ka nisur ne Coimbra te Portugalise Kampionati i Universiteteve Europiane, per disiplinat Judo, Karate dhe Taekwano. Nder 230 pjesemarresit nga 27 vende te Europes eshte edhe Shqiperia e cila prezantohet nga 3 te rinj ambicioze dhe te talentuar. Ata jane:

Mario Gegaj – 80 kg, student i Universitetit të Sporteve Tiranë, Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit, disiplina Taekwondo
Ada Demneri – 57 kg, studente e Universitetit të Sporteve Tiranë, Fakulteti i Shkencave të Lëvizjes, disiplina Taekwondo
Donaldo Dizdari – 73 kg, student i Universitetit Metropolitan Tiranë, Fakulteti ekonomik

Te rinjte do te garojne duke perfaqesuar Universitetet perkatese dhe padyshim flamurin Kuq e Zi. Sot garon sportistja Demneri, kurse sportisti Gegaj do të garoje neser në datën 27 Korrik.

Pjesemarrja ne kete aktivitet eshte realizuar nepermjet iniciatives se z.Besnik Veliu, president i SSUT. Z. Besnik Veliu, është Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Sporteve të Studentëve (ASSA) dhe ka punuar intensivisht bërë të mundur përfshirjen në Europian University Sports Assosiation të atletëve shqiptarë që do marrin pjesë edhe në eventet dhe projektet e ardhshme të EUSA. Në saj të kontributit të Z.Veliu është dhënë një ndihmë e madhe ndërkombëtare për strukturimin e ri të Shoqatës Shqiptare të Sporteve të Studentëve.

Pergezime z.Veliu dhe suksese pjesemarresve ne event.