Per here te pare ne kete sezon Partizani e shikon veten ne krye te renditjes pas barazimit te Kuksit. Te kuqte fituan ne ndeshjen hapese te javes se 28-te ndaj Luftetarit me rezultatin e paster 2-0. Tashme çdo gje do te varet nga Partizani, nese ata nuk do te gabojne ne fazen e fundit do te jene ato kampionet e Shqiperise pas shume vitesh pritje.
Kukesi nuk arrin te mbaje ritmin e te kuqve por barazon pa gola ne derbin e Veriut. Nje ndeshje mjaft e luftuar ajo me Vllaznine ku te dyja skuadrat kane shperdoruar shume raste. Kuq e Blute te Shkodres ishin nje kocke e forte per Kuksin te cilet kane treguar dhembet ne kete ndeshje dhe me kete barazim kane arritur te sigurojne vendin e katert dhe te shpresojn nje vend ne Europe.
Ndeshja e trete e kesaj jave ka qene ajo e luajtur ne Laç ku vendasit prisnin Korabin te fundit ne renditje. Nje ndeshje pa shume histori ku Laçianet i mbyllen hesapet duke shenuar dy here ne minutat e 5 dhe 11. Laçi me kete fitore ngjitet ne vend te 8-te ne pritje te ndeshjes se Flamurtarit, te cilet presin kampionet ne fuqi, Skenderbeun.