No automatic alt text available.

Partizani nuk arrin dot te ruaj kryesimin i vetem pas nje barazimi ne Shkoder. Ne nje ndeshje kartoline per kampionatin tone persa i perket volumit te lojes dhe luftes sportive. Vllaznia ka bere ndeshjen me te mire te kampionatit, duke e vene ne veshtiresi Partizanin dhe duke krijuar mjaft raste per shenim por ka qene nje here shtylla dhe me pas zotesia e portierit mik qe nuk lejuan te prekej rrjeta me shume. Partizani edhe pse ne pjesen e dyte nuk arriti te mbante ritmin e vendasve e gjeti golin e barazimit nga nje gabim ne mbrojtje te Shkodraneve.
Kukesi fiton ndaj Teutes ne transferte, nje ndeshje jo te thjeshte ndaj nje kundershtari qe lufton per mbijetese. Kuksianet rimarrin kreun edhe pse me pike te barabarta me Partizanin por duke pasur nje bilanc pozitiv ne perballjet direkte ndaj te kuqve.

Korçaret kane bere detyren ne shtepi ndaj Korabit duke fituar 3-0 dhe duke qene vetem 3 pike larg kryesuesve. Nje tjeter ndeshje mjaft e luftuar ka qene ajo e luajtur ne Gjirokaster midis Luftetarit qe lufton per Europen dhe Flamurtarit qe per mbijetese. Arrin te fitojne miqte kuq e zi me rezultatin e ngushte 1 – 2 fale nje 11 metershi mjaft te kontestuar per faktin se faulli ndodhi jashte zone. Gjithsesi kjo fitore i dha nje frymenarje Flamurtarit dhe tashme eshte vetem 2 pike nga zona e shpetimit.

Nje beteje tjeter mbijetese ishte ajo e luajtur ne kryeqytet ku Tirana priste Laçin. Ndeshja u mbyll me rrjeta te pa prekura. Nje pike me vlera per Laçianet por jo per Tiranen e cila si kurre ne historine e saj ka plot 13 ndeshje pa fituar.