Pas fundjaves shperthyese ne Kamez ku Ardhmeria Basket mundi pritesit, ne mesjave kjo skuader ka vazhduar raundin e fitoreve, kete here me Teuten e vendit te dyte. Impresionuese, duke marre parasysh hendekun ne renditje mes dy skuadrave. Por Ardhmeria ende nuk po ja del te ngjitet ne renditje edhe pas ketyre dy fitoreve shume te merituara. Trajneri Bilali, do te na mbaje ne tension edhe keto jave te fundit me ndeshjet kunder Vllaznise, Tiranes e Kamzes.
Vllaznia nga ana tjeter, e ndihmuar shume nga ngerci i Teutes, ngjitet ne renditje ne vendin e dyte. Edhe pse e lodhi Tiranen pak dite me pare, tani ka nje prentendent serioz perballe, Ardhmerine, e cila ashtu sic i dha nje dore drejt vendit te dyte, mund edhe t’a permbyse.
Flamurtari vazhdon avazin, ndersa Tirana tashme duket se eshte shume e qete per pozicionin e pare. Edhe tre jave kane mbetur nga perfundimi i fazes se dyte te ketij Kampionati, dhe lufta per ne 4-tershen e pare po behet gjithnje e me shume intensive.