No automatic alt text available.

Elemente te ndryshme ne loje krijojne edhe larmi pikesh ne tabele. Menyra se si organizohen keto elemente ne parket eshte pjese e planit qe ben trajneri. Bashke me piketen po zbulojme disa nga taktikat e trajnereve te Superiorit ne Basketboll.

Skuadrat me loje me te qendrueshme ne kete faze te pare, dalin te jene Flamurtari e Ardhmeria Basket te cilat kane ruajtuar nje linje pikesh pothuaj te barabarte gjate pjeseve te para e te dyta te lojes. Per Flamurtarin diferenca mes pikeve te pjeseve te para e te dyta eshte 287-288 dhe per Ardhmerine 309-307. Cuditerisht keto dy skuadra jane renditur ne vendin e fundit te renditjes se fazes se pare. Ndoshta loja e qendrueshme nuk eshte e mjaftueshme per t’u ngjitur ne renditje.

Nderkohe diferencen me te madhe te pikeve e mes pjeseve te para e te dyta ne loje e shenon Teuta me 331-379 duke sulmuar keshtu me shume gjate pjeses se dyte te lojes. Te njejten taktike ndjek edhe Kamza Basket me 417-381 pike ne pjeset e lojes, por ne ndryshim nga Teuta, Kamza tregon dhembet qe ne fillim te lojes. Tirana e Vllaznia jane me te fuqishme ne pjesen e pare te lojes, por arrijne te mbajne qendrueshmerine e pikeve me diference jo te madhe, perkatesisht 482-462 per Tiranen dhe 385-366 per Vllaznine.

Duke pare keto diferenca ndoshta mund te kuptojme pak nga taktikat dhe sekretet e trajnereve, dhe te dime c’te presim nga secila skuader. Megjithate keto statistika nuk jane perfundimtare, por presim fazen e dyte per te zbuluar me shume mbi lojen e Superliges.