Image may contain: 16 people, people smiling, people standing

Intervistë e shkurtër me z. Roland Tare, trajner i ekipit të femrave të Partizanit, volejboll. Z.Tare ndan me piketën disa nga strategjitë e ekipit, dhe planet e parashikimet e tij për të ardhmen e Partizanit.

  1. Tare, derbi i fundit me Tiranën ishte emocionues dhe i ngushtë. Si e patë performancën e ekipit tuaj gjatë kësaj loje?

Mbas humbjes me Shkodrën javen që kaloi, mora përgjigjen e duhur nga skuadra në këtë derbi. Jam shumë i lumtur për fitoren, sidomos për vajzat, pasi me kanë ndjekur me shumë vëmendje përgjatë javës. Ato kanë punuar shumë dhe mendoj që fitorja ishte e merituar.

  1. Cilat janë disa nga pikat e forta të ekipit tuaj? Po pika të dobëta keni, dhe nëse po, si po i trajtoni ato?

Mund ta shoh gotën gjysmë plot, ose gjysmë bosh. Plot, pasi skuadra funksionoi mirë në sulm dhe në shërbim. Gjysmë bosh për bllok-mbrojtje pasi pritshmëritë e mia kanë qënë më të mëdha.

  1. Cilat janë disa nga objektivat e ekipit tuaj në këtë kampionat? Po më vonë?

Megjithëse kemi filluar stërvitjen me shumë vonesë, pasi skuadra u plotësua me lojtare në orët e fundit të merkatos, mendoj se arritja e një ekuilibri më të mirë të këtyre elementëve teknikë është objektivi kryesor. Gjatë javëve në vazhdim do të bëjmë të mundur për të arritur objektivin e fazës së parë, vendin e I.

  1. Përvec fansave dhe dashamirëve të sportit, cilët janë disa nga mbeshtetësit e ekipit te Partizanit?

Këtë sezon si asnjëherë tjetër, drejtori i klubit Shkëlqim Muca dyfishoi buxhetin e ekipit. Kanë ndihmuar gjatë dy viteve të fundit kompania e automobilëve HYUNDAI dhe IPTV Tibo.

  1. Cfarë parashikohet në të ardhmen tuaj si trajner? Do t’ju shohim sërish me Partizanin, apo keni plane të reja në vazhdim?

Bashkë me kolegun tim Ilir Thanasi, po bëjmë një punë shumë të mirë, jo vetëm më ekipin e parë, por edhe me skuadrat zinxhire, të cilat do të jenë garanci për të ardhmen e Partizanit. Pra besoj që te Partizani do të qëndroj gjatë, por “kurrë mos thuaj kurrë”…