Image may contain: 7 people, people playing sports and basketball court

Intervistë e shkurtës me z.Afrim Bilali, trajnerin e Ardhmëria Basket për meshkuj basketboll, dhe zëvëndës trajnerin e Kombëtares së basketbollit. Kjo intervistë kryhet në kuadër të “Kamionatit Kombëtar të Basketbollit”, ku z.Bilali përfqëson punën e tij me Ardhmërinë në kategorinë e superigës. Ai na flet mbi pritshmëritë dhe planet e të rinjve të Ardhmërisë, pozicionin  dhe lojën e tyre, si dhe planet e të ardhmes së tij profesionale.

  1. Pershëndetjë z.Bilali. Ju trajnoni ekipin e Ardhmërisë në basketboll për mëshkuj. Pas javës së gjashtë të Kampionatit ky ekip nuk po ngjitet dot në renditje. Kujt ja atribuoni këtë performancë?
    Përshëndetje piketa. pozicioni i renditjes nuk do të thotë që ekipi nuk po performon mirë. Thjesht do kohen e vet që të konsolidohet dhe të japë rezultatet për të cilat edhe ne kemi pritshmëri të larta. Pritshmëria jonë për këtë Kampionat është që ekipi të zërë një nga 4 vendet e para në renditje. Për këtë po punojmë shumë, dhe i kemi përqëndruar forcat tona në parket.
  2. Cilat mendoni se janë pikat e forta dhe pikat e dobëta të të ëkipit në Superligë? Nëse ka pika të dobëta, si po punoni për t’i përmirësuar ato?
    Disa nga pikat e forta të ekipit tonë janë: mosha e re e lojëtarëve, dëshira e madhe për të punuar, serioziteti që ata kanë në parket dhe pasioni që nuk mungon në asnjë stërvitje apo lojë. Pika e vetme e dobët që këmi si ekip është mënyra si po ambjentohet “bërthama” e ekipit me lojtarët e rij. Ky gërshetim është i vështirë, sidomos kur është edhe nën presionin e parketit, por lojtarët bashkohen nga pasioni dhe po ja dalin më së miri. Ky pasion ka sjellë edhe një harmoni dhe bashkëpunim të konsoliduar mes lojtarëve.
  3. Krahas pikave të forta, cialt janë disa nga objektivat e ekipit tuaj në këtë Kampionat dhe në Kupë? Cili është prioriteti juaj?
    Objektivi ynë kryesor në Kampionat absolutisht është që të jemi një nga 4 ekipet më të mira të Superligës. Ndërsa për sa i perket Kupës, objektivin kryesor e kemi arritur dhe na duhet që të kapërcejmë gjysmëfinalen për t’a tejkaluar pritshmërinë tonë. Sytë në vazhdim i kemi te finalja. Ekipi i Durrësit është shumë ekip i fortë dhe me teknikë të bukur, ndaj edhe ne po punojmë fort me mendjen e talentin te loja dhe sytë te finalja. Për mua nuk ka prioritet mdit Kupës dhe Kampionatit. Për mua prioritet është harmonizimi i plotë i lojëtarëve në skuadër dhe përshtatja e tyre me filozofinë time të mbrojtjes dhe të sulmit.
  4. Përveç dashmirëve të sportit dhe mbështetjes emocionale që keni, cila është mbështetja juaj kryesore financiare? Si po ju ndihmon kjo mbështetje në ndjekje të synimit tuaj?
    Mbështëtjet tona kryesore, krahas dashmirëve janë: Lajthiza, eltudi, luxminer, ClearVision EyeWear, Digicom dhe Shoqata Ardhmëria.
  5. Cilat janë planet për të ardhmen tuaj profesionale? Do t’ju shohim pranë Kombëtares, Ardhmërisë, apo të presim kontrata dhe ekipe te reja?
    Plani i im për të ardhmen përfshin dëshirat, ambicjet dhe pritshmëritë e punës time si trajner. Këto plane pres ti vë në zbatim, si trajner, pranë Ardhmërisë dhe Kombëtares. Në performancën time si trajner dua të jem më i mirë sesa si lojtar dhe po punoj për të arritur këtë qëllim personal.