Image may contain: 1 person, playing a sport, basketball court and shoes

Interviste e shkurter me z.Erkand Karaj, basketbollistin e rikthyer te Tirana kohet e fundit. Z.Karaj ndan me piketen eksperiencen e tij, te rejat e ekipit dhe emocionet e Kupes, Kampionatit dhe Liges Ballkanike.

1-Pershendetjez.Karaj. Tirana tashme e ka provuar veten si nje klub elitar duke dhene performanca emocionuese dhe fitore te bukura. Si e shihni kete ekip pas rikthimit tuaj kete vit? Cfare fryme te re gjetet, ne krahasim me ate qe late?

Tirana ka qenë dhe do jete gjithmonë ekip elitar në basketbollin Shqipëtar. Keshtu qe për rrjedhojë edhe pas rikthimit tim në këtë ekip, Tirana do të ketë gjithmonë të njëjtat objektiva : të jetë në majat e basketbollit tonë dhe të tregojë nivel të lartë në arenën ndërkombëtare.

 

2-Si ka qene eksperienca juaj para rikthimit te Tirana, cfare arritjesh profesionale keni marre dhe si i krahasoni ato me arritjet tuaja prane Tiranes?

Unë kam luajtur 4 vite të ekipi I Kamza Basket mbasi u shkëputa nga Tirana. Atje kam pasur shumë arritje profesionale duke dalë kampion dhe duke fituar edhe shumë kupa të tjera. Normale që arritjet më të mëdha I kam pasur të Tirana por kjo nuk e zbeh aspak eksperiencën pozitive që kam patur në kamza basket.

 

3-Cila eshte prespektiva e re qe gjetet te ekipi? Eshte kjo prespektive e njejte me prespektiven dhe objektivat tuaja personale?

Perspektiva e re e Tiranës është evidentimi I një  niveli të lartë përpos kampionatit shqiptar dhe në arenën ndërkombëtare (Ballkan ligë). Dhe kjo padyshim që është ndër objektivat e mia personale.

 

4- Cili eshte synimi juaj, si pjese e ekipit, dhe individualisht ne kete Kampionat dhe Kupe?

Pa diskutim që synimi personal është në të njëjtën linjë me synimin tonë si ekip, sigurisht për të qenë fitues në të gjitha trofetë e këtij sezoni.

 

5- Kete vit per here te pare Tirana ka marre pjese edhe na Ballkan Lige. Si do ta pershkruanit rrugetimin tuaj ne kete lige? Kush eshte objektivi juaj?

Objektivi yne në Ballkan ligë është kalimi I fazës së parë ne grupe me sukses e më pas nëse edhe fati do të na ndihmonte pse jo, te kalojme dhe të tregojmë nivel të lartë edhe në fazat e tjera.

 

6- Ku do tju coje e ardhmja? Do tju shohim me Tiranen ku tashme keni patur karriere te suksesshme me moshat dhe te rriturit, apo keni plane te reja profesionale?

Përderisa jam rikthyer aty ku  jam rritur, mendoj se dhe e ardhmja aty do me gjej, pavarësisht pozicionit brenda apo jashtë fushës.

7-Cila ishte rendesia e fitores se fundit ne Kupe? Cfare do te thote kjo per ju personalisht dhe per ekipin?

Kjo Kupë për ne ishte mjaft e rëndësishme për vete rëndësinë që ka kupa e Shqiperise gjithashtu edhe sepse me fitimin e kësaj Kupe ne jemi automatikisht në Super kupën e Shqiperise. Keshtu qe ne I dhamë rëndësi maksimale kësaj finaleje. Ekipi I Teutës mjaft ekip I mire gjithashtu edhe atmosfera ishte mjaft e bukur por gjatë gjithë lojës në treguam superioritetin dhe cilësinë tonë dhe dominuam gjithë lojën prej fillimit. Ishte objektivi ynë i parë I këtij sezoni që ja dolëm ta permbushim me sukses. Shpresojmë që suksese të tjera të arrijmë më këtë skuader mjaft të mirë. Të krijuar me njerez që punojnë me shume pasion duke filluar nga shefi I klubit Tirana Pirro Koleka, Kryesia e Shoqatës z. Ilir Trebicka, z. Kostandin Shkurti dhe z. Vaso Shaka padiskutim me mbështetje maksimale të Bashkisë Tirane dhe kryetarit të saj z. Erion Veliaj.